Vizita në Luginë, Bislimi e Nagavci shpërndajnë libra

Në Preshevë e Bujanoc, nga kryetarët e komunave, në shkolla e organizata të ndryshme u pritën zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke shpërndarë libra

Ndonëse i bënë pritje të ngrohtë, i dyti i Qeverisë së Kosovës gjatë vizitës në Luginë të Preshevës kishte një “vërejtje të vogël”. Ujin prodhim të Serbisë tha se nuk e përdorin, prandaj u largua nga tavolina. Ujë nga Kosova nuk kishte sjellë, por para nxënësve në Preshevë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi prezantoi libra shqip e të shtypura në Kosovë. Mbi katër mijë filloristë në Luginë të Preshevës do të mësojnë të shkruajnë e të lexojnë me to.

Arsimi ishte tema më e përmendur në vizitën e delegacionit të Kosovës në Luginë. Megjithatë njerëzit që i shoqëruan gjatë vizitës kryesisht ishin nga politika.  I vetmi deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ato që i kërkon vazhdimisht, thotë se ia përcolli mysafirëve nga Kosova.

“Qeveria në marrëveshjen finale eventuale që do të duhet të arrihet me Serbinë çështjen e shqiptarëev të Luginës së Preshevës patjetër ta ketë pjesë”, ishte porosia e deputetit, Shaip Kamberi.

Shaip Kamberi, deputet në Serbi

Pos Kamberit delegacionin nga Kosova, i shoqëroi edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi. Po ashtu përfaqësuesit e Republikës së Kosovës u pritën edhe nga kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi. Në takime mungoi vetëm një përfaqësues politik, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Për mua të gjithë liderët e Preshevës por edhe të Bujanocit dhe Medvegjës janë të zgjedhur të popullit dhe përfaqësues të tyre. Pra janë të njëjtë për muar”, ishte përgjigja e Bislimit në pyetjen se për çka mungoi Arifi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Arifi nuk pati rastin ta dëgjoj, por me secilin lider që u takua, Bislimi thotë se i përcolli një porosi.

“Për ne Lugina është pjesë qëndrore e marrëveshjes meqë insistimi ynë është që të drejtat të cilat Serbia i kërkon për qytetarët serbë në Kosovë duhet fillimisht t’i sigurojë për qytetarët shqiptarë në Luginë”, ishte mesazhi që ai përcolli tek liderët e Luginës.

Për dallim prej tij, në fund të takimeve ministrja prap foli për arsimin. “E kemi kuptuar me shqetësim se nxënësit e shkollave të mesme vazhdojnë të ballafaqohen me sfidat sa i përket mungesës së teksteve. Por gjithsesi bashkëpunimi jonë do të vazhdoj edhe më tutje”, deklaroi ajo.

Arbëria Nagavci, Ministre e Arsimit

Ashtu siç i priti, kryetari i Këshillit Kombëtar mysafirët edhe i përcolli por me një porosi.

“Për ne është e rëndësishme që të vendoset parimi i reciprocitetit. Ky parim për shqiptarët e Luginës së Preshevës nënkupton barazi dhe simetri me rapot me të drejtat e komunitetit serb në Kosovë. Dhe nuk ka asnjë arsye që ne të mos trajtohemi në të njëtin nivel”, u shpreh Mustafi.

Ragmi Mustafi, Këshilli Kombëtar Shqiptar

E Shqiprim Arifi i vetmi qe nuk ishte në takime, për RTV Dukagjini nuk i tregoi arsyet për mungesën e tij.  Nga Arifi nuk kanë munguar kritikuat për Qeverinë “Kurti”, ai madje as nuk kishte ardhur në takimin e fundit me liderët e Luginës në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika