Vizitë në Kroaci – Maqedonci: Miqësia jonë është e përjetshme

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se e ka vizituar sot Kroacinë me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës së tij në Kroaci, është takuar me homologun e tij kroat, Ivan Anushiq.

Maqedonci, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, është shprehur se miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë është e përjetshme, sepse i ka themelet në historinë, vlerat dhe të ardhmen e përbashkët.

Maqedonci shtoi se bashkëpunimi dhe partneriteti mes dy vendeve është në nivelin më të lartë.

“Me ministrin Anushiq shqyrtuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, diskutuam rreth situatës së sigurisë në regjion, si dhe në nivel global. Ministrin Anushiq e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale nga Kroacia për Kosovën, si dhe konfirmova vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike”, ka shkruar Maqedonci.

Po ashtu, Maqedonci ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake “Franjo Tugjman”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika