Vlerësohet e gabuar përplasja “vëllazërore” Kurti-Rama në seancën solemne

Kritikat në Prishtinë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ndaj homologut nga Kosova Albin Kurti, po vlerësohen si të gabuara nga njohës të zhvillimeve politike. Ata thonë se kritikat është dashur të adresohen në një takim bilateral mes liderëve, e jo në një seancë solemne në mes dy vendeve sikur ajo e djeshmja

Gjithçka dukej vëllazërore derisa në foltore doli Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë e “goditi” homologun e tij nga Kosova gjatë fjalimit në seancën solemne mes dy Kuvendeve shqiptare në Prishtinë.

Përveç kritikave për mosveprim ndaj zhvillimeve të vlerësuara si të padrejta në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama i dha leksioni Albin Kurtit edhe si ta drejtojë dialogun me Serbinë.

Këtë retorikë nuk e lavdëron analistja Magbule Shkodra, e cila thotë se nuk ishte vendi e as momenti për ta përdorur atë.

“Unë do ta preferoja që kryeministri Edi Rama, një gjë të tillë ta bënte ndoshta në ndonjë takim bilateral në mes tij dhe kryeministrit Kurti, por ja që ai e zgjodhi këtë mënyrë edhe kjo flet më shumë se raportet e tyre në fakt ashtu siç edhe ne kemi thënë në të kaluarën dhe e kemi parë, nuk janë në nivelin e duhur”, ka thënë Magbule Shkodra, Analiste politike.

Megjithatë Shkodra thotë se kritikat e Ramës duhet pranuar dhe nuk duhet të pritet që ai të jetë gjithmonë përkrahës ndaj Kosovës.

Shkodra, por edhe analisti nga Shqipëria Ben Andoni thonë se fjalimet e tilla mund të lidhen me shkaqe elektoral, pasi dy shtetet shqiptare gjenden në prag të zgjedhjeve.

Të dy analistët pajtohen se kryeministri Kurti ishte më i matur në fjalimin e tij.

“Për zotin Kurti po mendoj që ishte shumë i kujdesshëm, mbas fjalimit ku ai mbajti me 2 dhjetor, në këtë fjalim që mbajti dje ai u mundua të ishte i kujdesshëm dhe duke përdorur më shumë ne planin e brendshëm”, ka thënë Ben Andoni, Analist politik.

Kritika për Kurtin, madje të ashpra adresoi edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika