Vlerësohet kontributi për Kosovën, në librin dyvëllimësh të ambasadorit Dervishi

Në veprimtarinë e ambasador Dashnor Dervishit, Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e saj. Pavarësisht se ai ka shërbyer si ambasador në 7 vende e në dy sisteme të ndryshme, çështja e Kosovës ka qenë pjesë e pandashme e aktivitetit të tij.

Promovimi i veprës së ambasador Dashnr Dervishi

Në librin me dy vëllime “50 vjet marrëdhënie me jashtë”, ambasador Dashnor Dervishi i ka paraqitur angazhimet e tij.

Nën organizimin e Universitetit të Prishtinës dhe Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë është promovuar kjo vepër mbrëmjen e 20 prillit.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, deklaroi se këto dy vëllime janë pasuri për shoqërinë shqiptare e në veçanti për ata që veprimtari të tyre kanë diplomacinë dhe marrëdhëniet me jashtë.

“Të dy vëllimet do të jenë një dritare më shumë në shërbim të profesionistëve të cilët shërbimin diplomatik dhe marrëdhëniet me jashtë i kanë fushëveprimit’’.

50 vjet marrëdhënie me jashtë

‘’I vetëdijshëm për rolin dhe rëndësinë e vëllimeve me marrëdhëniet me jashtë kam bindjen që këto vëllime do të mbeten më rendësi të veçantë gjithnjë”, tha Sahiti.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në promovim të librit të ambasadorit Dervishi tha se ai është marrë shumë me çështjen e Kosovës duke e vlerësuar atë për kontributin e dhënë në ngritjen e zërit për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës.

“Ajo që e bën më të veçantë ambasador Dervishi është fakti që është marrë shumë me çështjen e Kosovës, gjatë periudhës moniste por edhe më vonë, edhe tani, dhe libri, të dy botimet e tij, trajtojnë shumë qartë edhe qëndrimin e Shqipërisë qëndrimin e vendeve aleate për sa i përket çështjes së Kosovës’’, ka thënë ambasador Minxhozi.

Kurse autori i librit, ambasadori Dervishi ka folur me emocion në fjalën e tij duke thënë se “Interesat strategjike te vendit mbeten të njëjta në themele të politikës së jashtme të çdo vendi, pavarësisht nga sistemi apo qeveria’’.

‘’Zyrtarisht kam përfaqësues shtetin shqiptar por në gjithë veprimtarinë time, ashtu si çdo diplomatët, ka qenë e mbetet përfaqësimi i interesave të kombit shqiptar, të trevave dhe të popullsisë shqiptare kudo ku ata ndodhen”, ka thënë autori përkatësisht ambasadori Dervishi.

Dashnor Dervishi

Libri mund të duket si kujtime personale, por në të vërtetë mban ngjarje dhe fakte reale të dokumentuara me fotografi dhe dokumente origjinale ka thënë Dervishi.

Dashnor Dervishi në vitin 1986 ishte emëruar për herë të parë ambasador i Shqipërisë në Meksikë dhe mbulonte edhe 12 vende të tjera të Amerikës Latine dhe Qendrore, si ambasador jo rezident.

Ai më pas ishte ambasador në Itali dhe Maltë deri në vitin 1992. Ai ka shërbyer si ambasador edhe ne shtete si Izrael, Turqi, Rumani, Greqia, Qipro, Armeni dhe Tunizi, si ambasador jorezident.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika