Vlora Çitaku: Unë jetoj me pagë, nuk kam biznes timin dhe nuk jetoj e shkëputur nga realiteti

Vlora Çitaku, ka thënë se nuk jeton e shkëputur nga realiteti dhe kupton qytetarët dhe gjendjen e rëndë sociale

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se edhe ajo sikur shumica e qytetarët të Kosovës jeton me pagë mujore dhe nuk ka biznes të sajin.

Ajo ka thënë se Kosova ka probleme dhe se ajo nuk jeton e shkëputur nga realiteti kosovar që mos t’i kuptoj qytetarët të cilët janë duke u ballafaquar me gjendjen e rëndë sociale.

“Unë e di që Kosova ka probleme, unë nuk jetoj e shkëputur nga realiteti, unë jetoj në këtë vend jetoj me pagë nuk kom biznes, unë e di që ka probleme por nuk duhet me heq dorë nga Kosova”, ka shtuar Çitaku.

Sipas saj pakënaqësitë e qytetarëve me gjendjen ekonomike në Kosovë janë shkak i padurueshmërisë nga klasa politike.

“Padurueshmëria nga klasa politike është ushqyer deri në atë masë, është helmuar diskursi publik, e kjo padurueshmëri ndaj klasës politike është kthyer ndaj Kosovës”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera nënkryetarja e PDK-së ka theksuar faktin se qytetarët kanë filluar të verbërohen por gjendja aktuale në Kosovë nuk duhet të shihet vetëm bardhë e zi dhe se duhet me mbajt shpresa për Kosovën.

“Edhe ne kemi fillu me u verbëru, gjonat nuk bon me i pa bardhë e zi… duhet me qenë ma të kujdesshëm edhe ma të matur, duhet me mbajt shpresën për Kosovën”, ka thënë Çitaku.

Ndërsa ka vijuar se pritjet kanë qenë të mëdha që Kosova do të bëhet Zvicër brenda një viti.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika