VMRO: Do të vazhdojmë me bllokada në mbarë Maqedoninë

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE ka bërë të ditur se të premten e tetë korrikut do të vazhdojnë protestat në Maqedoninë e Veriut duke bërë thirrje për bllokada në Shkup para Qeverisë, në rrugët kryesore Shtip-Veles, Strumicë-Radovish dhe Pletvar-Prilep

Protesta në Maqedoninë e Veriut

Pas disa ditëve protesta në Shkup, partia opozitare VMRO-DPMNE, ka bërë të ditur se nga dita e së premtes do të bllokojë disa rrugë kryesore në vend.

“Vazhdojmë me bllokada në mbarë Maqedoninë. Në katër vende, në Shkup para Qeverisë, si dhe bllokimi i rrugëve kryesore Shtip-Veles, Strumicë-Radovish dhe Pletvar-Prilep. I bëjmë thirrje masës që t’i thotë JO ultimatumit për bullgarizimin e Maqedonisë, JO brutalitetit dhe komisariateve, PO të ardhmes së Maqedonisë. Të shtunën nuk do të ketë protesta në shenjë respekti për bashkëqytetarët myslimanë që festojnë festën. Vazhdojmë të protestojmë masivisht në Shkup, të dielën në orën 19:00 para Qeverisë” thonë nga VMRO.

Ndryshe, VMRO ka nisur protesta kundër propozimit të modifikuar francez për normalizimin e marrëdhënieve Maqedoni e Veriut – Bullgari dhe për hapjen e negociatave me BE-në për RMV-në.

Ndërsa partia e Dimitar Kovaçevskit, LSDM ka reguar ndaj protestave të opozitës.

Ajo ato i ka quajtur se janë protesta të koalicionit anti-evropian të udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja dhe E Majta pro-ruse.

Sipas tyre, këta të fundit nuk janë kundër propozimit të fundit evropian, por sfondi i tyre ishte një përpjekje e pasuksesshme për të rrëzuar Qeverinë.

“Tani që informacioni për propozimin evropian është në Kuvend, të gjithë atë mund ta shohin qartë. Skenarët e përgjakshëm me krijimin e qëllimshëm të tensioneve, konflikteve, rrezikimit të stabilitetit në shtet janë në fakt një luftë për pushtet. Për qëllimet e tij personale, Mickoski, së bashku me Apasievin ishte i gatshëm të fuste në konflikt të gjithë shtetin, përmes një skenari të rrezikshëm, të errët dhe të përgjakshëm për konflikt civil dhe konflikt etnik. Nuk patën sukses këto skenarë që u ndihmuan edhe nga Aleanca”, thonë nga atje.

Ata kanë shtuar se tani është përgjegjësi e Kuvendit dhe e të zgjedhurve të qytetarëve të marrin vendim për të ardhmen.

Protesta në Shkup, mbi 40 policë të lënduar dy në gjendje të rëndë

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika