Vodhi një euro e njëzet cent në Kishë, arrestohet një burrë në Gjakovë

Është arrestuar një burrë në Gjakovë pasi i njëjti kishte vjedhur 1 euro e 20 cent në një kishë në Gjakovë. Nga personeli i kishës mohojnë të ketë pasur vjedhje ndërsa nga policia lokale thonë se ky është shqetësimi që kishin pranuar nga personeli e për çka, në bazë të dëshmive, ishte arrestuar i dyshuari. Ani se është shifër minimale e parave, Prokuroria e ka cilësuar rastin si ‘vjedhje e rëndë’, duke e arsyetuar këtë me faktin se akti është kryer në objekt fetar

Policia e Kosovës, foto ilustrim, RFE.

Kisha “Shën Antoni” mirëpret vizitorë e besimtarë katolik çdo ditë.

Por, njëri nga ta rezultoi të ishte i bezdisshëm.

Personi i arrestuar për vjedhjen e një euro e njëzet centëve e kishte vizituar këtë kishë për një javë ditë rresht me kërkesën për lëmoshë. Ndërkaq, personeli i kësaj kishe ishte detyruar të kontaktonte policinë e Kosovës në rajonin e Gjakovës për t’u përkujdesur për të dyshuarin.

Personeli i kishës mohojnë që kishte vjedhje por nga Policia thonë se dyshimi për rastin erdhi pikërisht nga raportimi i punëtorëve të kishës.

“Ajo që mund të them këtë fazë të hetimeve që zyrtarë të policisë në Gjakovë ju kanë përgjigjur një thirrje e cila ka ardhur nga një objekt fetar, nga personeli atje për një person që dyshohet të ketë kryer vjedhje atje. Policia kanë shku dhe në bazë të provave e dëshmive që janë gjetë gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe procedurave hetimore është inicuar ky rast”, ka thënë Sheremet Elezaj, nga Policia e Kosovës.

Por këtë rast, i dyshuari nuk e kishte të parin.

“Atë që mund të them në këtë fazë të hershme të hetimeve është se personi në fjalë është i njohur për policinë. Ka pasur edhe raste të tjera të raportuara në polici”, ka thënë Elezaj.

E nga Prokuroria, nuk kanë treguar nëse për të është bërë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit por kanë konfirmuar se rastin e kanë kualifikuar si ‘vjedhje e rëndë’ me arsyetimin se vepra penale është kryer në objekt fetarë.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se një (1) person është ndaluar për 48 orë për “Vjedhje të rëndë” pasi që veprën penale e ka kryer në objekt fetarë. Në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet lidhur me këtë rast”, ka thënë Drin Domi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Banorët lokal kanë thënë se personi në fjalë kishte tentuar disa herë të vidhte nga kisha por që nga e njëjta, kishte dalë duarthatë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika