Vonesa në korrje-shirje, lagështia e grurit ende e lartë

Procesi i  korrje-shirjeve ende nuk ka filluar. Kjo pasi që shkaku i reshjeve të shumta, lagështia e grurit ende është mbi nivelin optimal. Ministria e Bujqesisë u ka bërë thirrje bujqëve që para këtij procesi të konsultohen me ekspertë, por bujqit, kanë shqetësime për nivelin e rendimeteve që do të kenë sivjet

Në këmbë vazhdon të qëndrojë ende, ndonëse jemi në javen e dytë të korrikut.

Janë këto tokat e mbjella me kulturën e grurit por që në komunën e Lipjanit ende nuk janë korrur.

Ngjyra e tyre dhe demtimi në disa pjese tregon për gjendjen e tyre.

Njëri nga ata që ka disa hektar të mbjellur me grur, është edhe Mehdi Troshupa nga kjo komunë.

Ai thotë se vite më parë korrje-shirjet tashmë do të duhej të ishin gjysëm të përfunduara, por që kjo ka ndryshuar këtë vit.

Dëmi sipas tij, vërehet që ne pamje të parë.

“Sigurisht e ka pi pak ujin, kështu ma i zi po doket po me rrëzu hala se ka rrëzu, hala i verdh është në disa pjesë”, tha Mehdi Troshupa, bujk nga Lipjani.

Ai thotë se vite më parë rendimentet kanë qenë bukur të larta por që këtë herë ka droj se kjo do të ndryshojë.

“Deri në katër mijë killa grur i kemi marrë viteve të tjera,  për sivjet nuk e di sa nëse do të ketë aq pasi nuk e dimë sa është dëmtu po shpresoj se deri në katër mijë edhe sivjet”, deklaroi Troshupa.

Për vonesat në fillim të këtij procesi ka njoftuar edhe Ministria e Bujqesisë.

Sipas informatave të Ministrisë, të përcjella nga këshilltarët në qendra këshilluese komunale për bujqësi, përqindja e lagështisë vazhdonë të jetë mbi normat optimale, që sillen ndërmjet 12 e 13 %.

Për këtë, Minsitria u bëri thirrje bujqve që të mos fillojnë korrjet para pjekjes së plotë të grurit, në mënyrë që të mos kenë humbje të grurit e ulje të rendimentit mesatar, por edhe janë paralajmëruar se pikat grumbulluese, nuk do të pranojë nëse lagështia është mbi normat optimale.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika