Vonesat për shtesa nga Ligji i Pagave nxisin reagime të sindikatave

Në llogaritë e mbi 80 mijë punonjësve të sektorit publik të martën dolën pagat për muajin shkurt gusht me koeficientin e ligjit të ri të pagave. Por përkundër kësaj, disa prej zyrtarëve me punë më të ndjeshme, si pjesëtarët e policisë e zjarrfikësit, nuk kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë. Përpos pakënaqësisisë për mos-marrjen e shtesave, sindikata e policisë e po ashtu edhe sindikata Pavarur e Administratës thonë se pagat për shumicën e punonjësve janë rritur në vlerë të papërfillshme

Foto ilustruese

22 kanë vdekur në detyrë, mbi 400 janë lënduar fizikisht, e disa madje kanë mbetur të hendikepuar. Mbi 8500 policë të uniformuar, për çdo ditë përballen me rreziqe.

Megjithatë me pagat e muajit shkurt, kur edhe morrën pagat e para me Ligjin e ri të Pagave për sektorin publik, nuk kanë marrë shtesën me të cilën i’u përllogaritej rreziku.

Nga Sindikata e Policisë thonë se sipas llogarive të tyre pagesa për rrezikun do të jetë përgjysmë më e ulët.

“Aq se kemi mundë me i llogaritë po them mund të mos jem i saktë por diku nga 10 euro deri në 70 euro e që tani rrezikshmëria ka qenë nga 105 euro deri në 210 euro”, ka deklaruar Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.


Ankesa për shtesat për rrezikshmërinë, kanë edhe zjarrfikësit.  Sa do të jetë kjo shifër policët e zjarrfikësit, do ta kuptojnë në muajin mars.

Ministria e Financave dhe e Punëve të Brendshme  me një komunikatë të përbashkët, gjatë së martës kanë thënë se shtesat për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars.

Kjo për shkak se ka vazhduar puna e Komisionit për përcaktimin e shtesave ka vazhdaur me mbledhjen e të dhënave, duke i ftuar ato që t’i dërgojnë ato pa vonesa.

Megjithatë gjatë ditës përkundër pyetjeve të drejtuara në adresat zyrtare, këto ministrit nuk kanë treguar se cilat institucione nuk i kanë dërguar listat.

Shtesat në pagë nuk janë të vetmet pakënaqësi sa i përket policisë së Kosovës, që thonë se stafi civil, kanë marrë paga pa rritje.

Ankesa të njëjta kanë edhe sindikata e Pavarur të Administratës, që përfaqëson rreth 18 mijë të punësuar, kryetari i së cilës, Ali Gashi, thonë se mbi 60% e të punësuarve do të kenë pagën rreth 380 euro.

Profesionistët, sipas tij janë degraduar me paga qesharake.

“Një inxhinier i ndërtimtarisë, një jurist i mirë, apo një ekonomist apo një inixhinier i IT-së nuk mund të vijë as nuk mund ta sheh veten të vijë e të punoj me një pagë 400 ose 500 euro”, ka deklaruar Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës.

Nga Avokati i Popullit, është bërë e ditur se në këtë institucion, janë duke u shqyrtuar 40 ankesa që kanë shkuar nga institucione e ndërmarrje të ndryshme, kundër Ligjit për Pagat, i hyrë në fuqi në fillim të muajit shkurt.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika