Vrasja e dy policëve, Bedri Krasniqi lirohet nga akuza në mungesë të provave

Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, pas shpalljes së aktgjykimit, ka arsyetuar vendimin ku ka thënë se nuk ka pasur prova të mjaftueshme dhe nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale

Bedri Krasniqi, i akuzuar për vrasjen e rëndë të një polici të Kosovës dhe një të UNMIK-ut, është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, pas shpalljes së aktgjykimit, ka arsyetuar vendimin ku ka thënë se nuk ka pasur prova të mjaftueshme dhe nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale.

Trupi gjykues ka vendosur që Bedri Krasniqin, të akuzuarin për vrasjen e dy zyrtarëve policorë, ta lirojë nga akuza në pikën një dhe dy.

Aktakuza lidhur me rastin e vrasjes që aktualisht po gjykohet, ishte ngritur më 21 korrik të vitit 2017, me të cilën të akuzuarit i ngarkonte me veprën penale vrasja e rëndë dhe vrasja në tentativë.

Në atë kohë, të njëjtat akuza binin në barrën e katër të akuzuarve, Bedri Krasniqit, Alban Dezdarit, Bajram Kiqmarit, Faik Shaqirit, mirëpo Gjykata Supreme, përmes një aktvendimi të nëntorit të po atij viti, Kiqmarin dhe Shaqirin i kishte liruar, pasi të dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë dhe se ka një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre.

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Basri Mulliqi, dhe përkthyesi i UNMIK-ut, Ramë Zeneli, kishin pësuar lëndime si rezultat i plumbave të shkrepur.

Sipas aktakuzës së EULEX-it, të akuzuarit me qëllim kishin rrezikuar jetën edhe të personave të tjerë të cilët ishin në automjete që vinin pas veturës së UNMIK-ut, si dhe këto dy vrasje.

Gjatë këtij gjykimi, vëmendje të shquar ka marrë dëshmia e dëshmitarit Shkumbin Mehmeti, i cili aktualisht është në vuajtje të dënimit prej 30 vjetësh.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Bedri Krasniqi sillet në Gjykatë

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika