Vrasja e Liridona Ademajt, Hoxha: Është evident suksesi i policisë dhe i mekanizmave të hetuesisë

Avokati, Valdete Hoxha, lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, ka thënë se në këtë rast është evident suksesi i Policisë së Kosovës dhe i mekanizmave të hetuesisë. Por, sipas tij, më e mira do të ishte të zbuloheshin veprat në tentativë, ende pa u kryer një vepër e tillë

Avokati dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha

Avokati dhe njëherësh ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se numri i vrasjeve në vendin tonë është relativisht i madh.

“Suksesi i policisë dhe mekanizmave të hetuesisë është evident, por po besoj që zinxhiri çalon tek preventiva, sepse më shumë do të duhej të fokusohej në preventivën e rastit”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se është mirë që rasti i fundit i vrasjes brenda 24 orëve është në rrugë të mirë për t’u zbuluar.

“Më e mira do të ishte të zbuloheshin veprat në tentativë, pa u kryer një vepër e tillë. Megjithatë duhet të përgëzojmë mekanizmat e shtetit, duke filluar nga policia por edhe Prokurorisë së Shtetit, të cilët me një koordinim të ngushtë arritën që përveç zbulimit të këtij rasti…, shoqëria kërkon edhe një gjykim shoqëror për rastin”, ka thënë Hoxha.

“Është shumë e habitshme, e papranueshme që të kryhen vrasje me pagesë si çdo vrasje tjetër në afekt që është e dëmshme”, ka thënë tutje avokati, duke theksuar se veprat e tilla kryhen nga recedivistët, persona që kanë kryer edhe më herët vepra të tilla.

Sipas tij, personat që janë të gatshëm për kryerjen e vrasjeve me pagesë i shtyjnë faktorët socio-ekonomikë, duke theksuar se është negative që këto ngjarje të ndodhin në vendin tonë.

“Në njërën anë po besoj që numri do të ishte më i madh në qoftë se do të kishte një nivel më të ngritur shoqëror, sepse preventive e gjetjes së një vrasësi me pagesë, ndoshta është paradoks në vete, është hakmarrja dhe e drejta zakonore tek ne. Ndoshta vrasësi frikësohet se do të kërkohet gjak prej tij, pavarësisht se kush është porositësi”, ka potencuar Hoxha.

Të hënën e 4 dhejtorit është rivarrosur trupi i Liridona Ademajt në fshatin e saj të lindjes në Rracaj të Gjakovës. Me kërkesë të familjes trupi i së ndjerës është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan.

Lexo dhe këtë: Rivarroset trupi i Liridona Ademajt në fshatin e saj të lindjes

Qindra qytetarë kanë shkuar që ta ngushëllojnë familjen Ademaj, derisa të pranishëm në rivarrimin e Liridonës ishin edhe disa prej ministrave.

Në mesin e ministrave ishte dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ajo e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ajo e Industrisë, Rozeta Hajdari.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor në Bërnicë të Prishtinës, në një rast të grabitjes që dyshohet të ketë qenë i orkestruar dhe organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Të dyshuarit që janë arrestuar janë bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava dhe Kreshnik Kokalla.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj tre të dyshuarve.

Në njoftimin e saj, gjykata ka dhënë detaje se si Naim Murseli e kishte planifikuar vrasjen e së ndjerës.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale.

Lexo dhe këtë: “E pajisi me armë”, detaje rreth planifikimit të Naim Murselit për vrasjen e Liridonës

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Naim Murseli me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin Granit Plava për ta vrarë tani të ndjerën, Liridonën.

Gjykata thekson se për këto veprime i pandehuri Naim Murseli paraprakisht e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të grabitjes.

Ai i kishte premtuar të pandehurit Granit Plavës shumën e të hollave prej 30 mijë eurosh.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika