Vrasja e nënës nga djali në Pejë: Prokuroria në pritje të ekzaminimit psikiatrik

Prokuroria Themelore e Pejës është në përfundim të përgatitjes së aktakuzës, për vrasjen mizore të një gruaje në Pejë nga djali i saj. Prokuroria është duke e pritur vetëm edhe ekzaminimin psikiatrik të të pandehurit U.H, para se t’ia ngritë atij aktin akuzues

U.H i cili dyshohet se e vrau mizorisht nënën e tij në Pejë, ka disa javë që po qëndron në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Ai është dërguar, për t’iu bërë një ekzaminim psikiatrik.

Kjo është prova e fundit të cilën është duke e pritur Prokuroria Themelore e Pejës, para ngritjes së aktakuzës.

“I kemi mbledhur të gjitha provat që dëshmojnë kryerjen e kësaj vepre penale dhe mënyrën se si është kryer. Aktualisht jemi në pritje të raportit të psikiatrisë, me ç’rast do të bëhet konstatimi mjeko-ligjor lidhur me gjendjen e të pandehurit”, Shkodran Nikçi – Zëdhënës i Prokurorisë së Pejës.

Për Prokurorinë në Pejë dhe hetuesit e përfshirë, ky rast mbase mund të ketë qenë vrasja më e rëndë e trajtuar ndonjëherë.

Trupi dhe koka e të ndjerës janë gjetur në vende të ndryshme të shtëpisë.

Se U.H ka pasur probleme mendore në ditën kur e kreu aktin e rëndë, dyshon edhe avokati i tij, i caktuar sipas detyrës zyrtare, Asdren Mekaj.

“Deri më tani nga veprimet hetimore mund të konfirmoj se ndaj të njëjtit është urdhëruar analizë psikologjike, e përbërë nga ekspert si psikiatër, psikolog, për të përcaktuar gjendjen e tij mendore para, gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale”, Grafikë – Asdren Mekaj – Avokat i U.H.

Në deklarimin e tij në polici, pak orë pas kryerjes së vrasjes, U.H, e kishte pranuar veprën e kryer, duke thënë se ndodhin këto raste.

Po atë ditë, më 14 prill të këtij viti, ai i kishte sulmuar me thikë edhe babain dhe hallën e tij.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika