Vrasja e trefishtë, Haxhiu: Ndërprerja e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve problem serioz i institucioneve të drejtësisë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për vrasjen e  trefishtë në Gjilan, duke theksuar se dy nga të dyshuarit për këtë rast u është ndërprerë paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprat e fajdes dhe detyrimit.

Sipas ministres, ndërprerja e paraburgimit tregon një problem serioz në mënyrën se si trajtohen këto raste nga institucionet e drejtësisë.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, kanë qëndruar vetëm pak muaj në paraburgim, nga data 21 qershor 2024 deri më 8 tetor 2024, me ndërprerje paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kjo periudhë shumë e shkurtër paraburgimi për veprat që ata dyshohen të kenë kryer tregon një problem serioz në trajtimin e rasteve nga institucionet e drejtësisë. Një qëndrim kaq i shkurtër dhe ndërprerja e paraburgimit, mund të çojë në pasoja tragjike siç pamë sot me vrasjen e trefishtë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka shtuar se sistemi i drejtësisë duhet të marrë përgjegjësi maksimale për të garantuar mbrojtjen e jetës dhe sigurinë e qytetarëve.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika