Rasim Binakaj, i cili u vra të hënën në Gjakovë, do të varroset këtë të mërkurë.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 14:00, në lagjen Binakaj të fshatit Devë, njofton Dukagjini.
I ndjeri humbi jetën në moshën 37-vjeçare, pasi dyshohet se u qëllua për vdekje pas një mosmarrëveshjeje nga Nexhdet Zymberaj.
