Vrasja në Gushtericë, dyshohet se polici vrau vëllain e tij

Pasditen e së shtunës, fshati Gushtericë e Poshtme e Komunës së Graçanicës, u trondit nga të shtënat me armë zjarri

Pamje nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i vrarë në Gushtericë të Graçanicës. Dorasi dyshohet të jetë zyrtar policor.

RTV Dukagjini ka mësuar se viktima dhe i dyshuari janë vëllezër, të cilët i përkasin nacionalitetit serb.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar për televizionin se i dyshuari për vrasje është arrestuar.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasur në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Policia e Kosovës

Hetime për rastin i ka nisur edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

“Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policorë në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë ajo.

Policia dhe njësitë tjera përkatëse duke përfshirë mjekësinë ligjore kanë qëndruar gjatë tërë pasdites në vendin e ngjarjes.

Ndërsa fqinjët e personave të përfshirë në këtë rast nuk kanë pranuar të deklarohen.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika