Vrasje në tentativë në Podujevë, në vendngjarje gjenden 5 plumba dhe një granatë dore

Një tentativë për vrasje ka ndodhur ditën e enjte në Podujevë. Policia ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur. Në vendngjarje janë gjetur pesë plumba të armës, po ashtu, një granatë dore me siguresë

Ilustrim

Të enjten, një person mashkull kosovar në Podujevë ka raportuar se disa individë të panjohur kanë shtënë me armë zjarri.

Pas të shtënave me armë zjarri, siç ka njoftuar Policia e Kosovës, të dyshuarit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një veturë në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë konfiskuar pesë gëzhoja të armës, ndërsa një granatë dore me siguresë është gjetur në rrugë.

Njësitet për deminim nga forcat ndërkombëtare të KFOR-it dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

“Podujevë 09.11.2023-02:08.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë shtënë me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi me një veturë në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) gëzhoja të armës, po ashtu një granatë dore me siguresë është gjetur në rrugë, me ç’rast njësitet për deminim nga KFOR dhe FSK kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërkaq, nga ana e prokurorit, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe ndodhet në proces hetimor.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika