Vritet një 22 vjeçar në Lipjan, dy të tjerë mbesin të plagosur

Një 22-vjeçar nga Lipjani ka mbetur i vdekur pasi që është goditur me armë zjarri në një nga lokalet e këtij qyteti. Pos tij, edhe dy persona të tjerë janë plagosur. Ndërsa, personat që dyshohet se kanë kryer krimin gjenden në arrati

Ilustrim

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së premtes, në Lipjan.

Personat e dyshuar që kanë dyshohet se kanë kryer krimin gjenden në arrati. Sipas dëshmitarëve këtë situatë e kishte sjellë një përleshje paraprake që kishte ndodhur në lokal.

Po e bartnin pasi kishte marrë një plumb në këmbë.

E gjithë kjo tollovi njerëzish e policësh u krijua për shkak se para mesnatës në Lipjan u dëgjuan të shtëna armësh.

Nga këto të shtëna mbeti i vdekur një 22-vjeçar dhe dy të tjerë u plagosën. Të dyshuar për këtë vepër penale janë dy persona, të cilët i kanë ikur Policisë.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

Ngjarja ka shokuar qytetarët e tjerë që qëndronin në këtë lokal.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, dëshmitarët nuk pranuan të flisnin para kamerës, por prapa saj, ata i thanë RTV Dukagjinit se vrasjes dhe plagosjes së dyfishtë u parapriu një përleshje fizike që kishte ndodhur brenda lokalit.

Rastin, Policia e ka cilësuar si “Vrasje e Rëndë”.

Hetues të këtij institucioni kanë nisur punën me Prokurorinë për arrestimin e të dyshuarve.

Dy të plagosurit fillimisht janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, njëri nga ta është dërguar në Klinikën Abdominale për trajtim, ndërsa tjetri është liruar.

Familja e të vrarit tashmë ka hapur dyert për ngushëllime, por të afërm të viktimës nuk kanë dashur të komentojnë rastin.

22-vjeçari është varrosur pasditen e së shtunës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika