Vuçiq akuzon mediat opozitare në Serbi, Janjiq: Vuçiq u kthye në vitin 1998 kur ishte ministër i Informacionit

Presidenti I Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar mediat opozitarët më saktësisht mediumin N1, e për këtë ka marrë kritika duke e cilësuar se është kthyer në kohën kur ishte ministër I Informacionit nën udhëheqjen e kasapit të Ballkanit Milosh Millosheviq

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike nga Beogradi, Dushan Janjiq

“Kur i akuzoi gazetarët se ishin “lokatorë”, presidenti serb Aleksandar Vuçiq u kthye në vitin 1998 kur ishte ministër i Informacionit”, tha Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.

Kështu tha Janjiq pasi preisdenti serb, Alesandër Vucic, akuzoi se gazetarët e N1 se kanë zbuluar qëndrimet e forcave të sigurisë serbe gjatë krizës së fundit në veri të Kosovës, duke e quajtur “lokator mediatik”.

Ndërkaq, Aleksandar Vuçiq në këtë mënyrë kërcënoi drejtpërdrejt sigurinë e gazetarëve, sipas redaktorit të Nova.rs, Vojislav Milovançeviq, duke qenë të të njëjtën linjë mendimi me Janjiq, se Vuçiq me këtë veprim është kthyer në kohën kur ka qenë ministër i Informacioni në kohën e udhëheqjes së kriminelit, Sllobodan Millosheviq.

“Nuk duhet të harrojmë faktin që në vitin 1999 po ky njeri ka qenë ministër i Informacionit dhe se mesazhe të ngjashme janë marrë edhe atëherë, nuk mund të them drejtpërdrejt nga ai, por me amin të qeverisë së atëhershme pjesë e së cilës ai ishte, kështu që kishim mbishkrime si – ‘Ćuruvija takoi bombat’, dhe ne e dimë se si përfundoi Slavko Ćuruvija. kështu që nuk do të guxoja, veçanërisht nëse kam atë lloj sfondi që ai kishte, t’u drejtohem mediave në një mënyrë të tillë”, tha Millovançeviq, për N1.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika