Vuçiq arrin në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbërritur në ambientet e ndërtesës në Bruksel

Pamje nga makina e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbërritur në ambientet e ndërtesës në Bruksel, ku do të mbahet takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Më herët ka arritur kryeministri Kurti, i cili u prit pasditen e së hënës në Bruksel, nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi, i cili nisi në ora 15:00, po zhvillohet në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Siç dihet, marrëveshja është e gatshme dhe se nuk do të diskutohet fare për përmbajtjen e saj.

Këtë e ka konfirmuar emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili ka bërë të ditur se do të diskutohet vetëm për planin e zbatimit.

Kosovës dhe Serbisë i është kërkuar që ta pranojnë planin evropian, në të kundërtën, sipas ndërkombëtarëve, do të ketë pasoja për të dyja vendet, kurse në rast pranimi, sipas tyre, do të ketë benefite për të dyja vendet.

Fillimisht, kryediplomati i BE-së, Josep Borell, do të ketë takime të ndara me të dy liderët, i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për këtë proces, Miroslav Lajçak.

Më vonë do të zhvillohet takimi i përbashkët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë para takimit që do të mbahet në Bruksel, ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në lidhje me propozimin evropian.

Në këtë letër, ata i kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti, sa i përket propozimit evropian.

Në letrën e përbashkët është kërkuar edhe zbatimi i obligimeve të marra nga palët në dialog, përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja në rast se pranohet do të jetë ligjërisht e obligueshme për të dyja palët. Ajo se çfarë dihet është se plani evropian nuk e ka brenda njohjen reciproke dhe se nuk është marrëveshja finale që do ta përmbyllte dialogun.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika