Vuçiq flet për dialog, por vazhdon me narrativë të pabazuar për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se dialogu mbetet e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën, pas një takimi në Beograd me të dërguarin e BE-së, Peter Sørensen.

Sipas tij, bisedimet janë fokusuar në sfidat rajonale, veçanërisht në situatën në Kosovë dhe sigurinë e komunitetit serb. Vuçiq pretendoi se serbët përballen me “pasiguri të konsiderueshme”, duke akuzuar për zbatim selektiv të ligjit dhe diskriminim.

Megjithatë, këto deklarata vazhdojnë të përsërisin një narrativë të njohur politike, shpesh pa u mbështetur në fakte konkrete, ndërsa në terren funksionojnë mekanizma vendorë dhe ndërkombëtarë për monitorimin e të drejtave të komuniteteve.

Vuçiq kritikoi gjithashtu atë që e quajti “veprime të njëanshme” nga Prishtina, duke përmendur zbatimin e ligjeve si ai për të huajt dhe rregulloret për automjetet, të cilat sipas tij ushtrojnë presion mbi serbët në Kosovë.

Ai ritheksoi përkushtimin e Serbisë ndaj dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe kërkoi zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në të njëjtën kohë, paralajmëroi se veprimet jashtë marrëveshjeve të Brukselit mund të rrisin tensionet dhe të dëmtojnë stabilitetin, duke kërkuar angazhim më të madh nga Bashkimi Evropian.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se institucionet e vendit veprojnë në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë gjithashtu masa të përkohshme lehtësuese për qytetarët serbë në lidhje me Ligjin për të Huajt.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian vazhdon përpjekjet për të rigjallëruar dialogun, i cili mbetet i bllokuar, pasi nuk ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë mes palëve që nga shtatori i vitit 2023, pavarësisht angazhimeve të vazhdueshme diplomatike.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika