Vuçiq pas takimit me Chollet: ShBA-ja t’i kërkojë Kosovës t’u përmbahet obligimeve

Pas takimit me Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ti kërkojnë Kosovës që t’i përmbahet obligimeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se pret që ShBA-ja të përdorë ndikimin e saj dhe të inkuadrojë Kosovën që të përmbushë detyrimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara.

Vuçiq tha se ka shprehur pritjen që ShBA-ja të “njohë përpjekjet e shtetit tonë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”.

“I shpreha pritjen që SHBA-ja të njohë përpjekjet e shtetit tonë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe po ashtu ta përdorë ndikimin e padyshimtë dhe inkurajojë Prishtinën t’i përmbushë obligimet në pajtim me marrëveshjet e pranuara dhe nënshkruara, por edhe të vazhdohet dialogu në frymën e sinqeritetit dhe shkëmbimit të hapur të propozimeve për zgjidhjen e sfidave konkrete”, ka shkruar Vuçiq.

Gjithashtu, Chollet ka qëndruar edhe në Kosovë ku është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani, ai gjithashtu është takuar edhe me figura tjera politike në Kosovë.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vjen në kohën e përpjekjeve të reja ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika