Vuçiq për takimin në Bruksel: Mund të paraqitem teknikisht në atë takim, por të flas me Kurtin jo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vendosur të mos marrë pjesë në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai e konsideron "të pakuptimtë të flasë me një person që nuk është i gatshëm të bisedojë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se “teknikisht mund të paraqitet në atë takim… por, të flas me Kurtin jo”.

Para disa ditësh, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar se javën e ardhshme mund të ketë një takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Bëj thirrje për qetësi në terren dhe duke qenë se situata është sërish në krizë, i bëj thirrje dy palëve për një takim për menaxhimin e krizës javën e ardhshme”, kishte thënë kreu i diplomacisë evropiane në deklaratat pas mbërritjes në takim me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s.

Ndërsa, Kurti thënë se do të japë një përgjigje në fillim të javës së ardhshme nëse do të udhëtojë drejt Brukselit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kurti ka deklaruar se kishte kërkuar që takimi të ishte javën që shkoi, gjersa përmendi dy data të mundshme për takimin e javës që vjen.

“Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po shkon në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesëpikësh. Mirëpo tash kemi një kërkesë që takimi të jetë javën e ardhshme, një herë u tha data 22, pastaj 23, pastaj prapë 22…me siguri që do të japim një përgjigje në fillim të javës së ardhshme”, ka deklaruar Kurti.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika