Vuçiq: Për të marrë serbët pjesë në zgjedhje, Kosova duhet të bëjë lëshime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për mediumin britanik "Reuters", ka thënë se "Kosova duhet të bëjë lëshime që serbët të marrin pjesë" në rast të zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për medium britanik “Reuters” ka thënë se duhet të “bëhen lëshime nga Kosova, që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e reja” në katër komunat në veri të Kosovë.

Ai ka treguar se cilat lëshime duhet t’i bëjë Kosova në rast të një palë zgjedhjeve të reja në veri të vendit.

“Ne ende nuk kemi një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, ende nuk ka tërheqje të forcave speciale të policisë së Kosovës dhe kryetarëve të komunave atje”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka kërkuar që Kosova të mos organizojë zgjedhje të reja derisa “t’u jepet më shumë autonomi serbëve”, pasi sipas tij “të gjithë serbët në veri mendojnë për Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”.

Sipas tij, kryeministrit i Kosovës, Albin Kurit, nuk do të bëjë kurrfarë kompromisi.

“Jam i sigurt që Kurti nuk do të investojë asnjë minutë nga koha e tij dhe as një pikë djerse për të gjetur një zgjidhje kompromisi”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika