Vulin jep dorëheqje nga posti i drejtorit të Inteligjencës të Serbisë

Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë, Alleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë

Alleksandar Vullin

Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë, Alleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai nëpërmjet një njoftimi.

Vulin ka thënë se nuk është dhe nuk do ta lejojë veten të jetë “shkaktar i shantazheve dhe i presionit” ndaj Serbisë.

“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.

Më 11 korrik, Vulin ishte futur në listën e sanksioneve amerikane.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika