VV-ja akuzon PDK-në se kërkoi nga BE-ja të mos hiqen masat ndëshkuese

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar dy zyrtarë të PDK-së se kërkuan nga Bashkimi Evropian të mbajë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, duke zbuluar emrat e tyre dhe detaje të takimit të zhvilluar në fillim të nëntorit

(E përditësuar) Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), se ata kanë kërkuar që masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës të mos hiqen.

Sipas Rrustemit, kjo kërkesë është bërë për arsye të fushatës elektorale, në kohën kur po publikohej raporti i progresit për Kosovën.

“Dy zyrtarë të lartë të PDK-së, anëtarë të Kryesisë, kanë kërkuar që të mos hiqen masat për Kosovën, sepse kjo mund t’u shërbejë atyre në fushatë. Kjo është një kërkesë skandaloze,” ka thënë Rrustemi.

Ai ka theksuar se megjithëse kërkesa nuk ndikon direkt në politikën e BE-së, shqetësimi mbetet për faktin që dy politikanë janë të gatshëm të kërkojnë diçka të tillë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka konfirmuar se takimi që përfshinte dy zyrtarët e PDK-së dhe dy përfaqësues të Bashkimit Evropian ka ndodhur në fillim të nëntorit.

Ajo ka bërë të ditur emrat e zyrtarëve të PDK-së që kanë kërkuar që të mos hiqen masat ndëshkuese të BE-së për Kosovën.

“Unë i kam emrat e dy zyrtarëve të PDK-së, po ashtu edhe emrat e dy përfaqësuesve të BE-së. E di gjithashtu kohën dhe vendin ku është mbajtur takimi, si dhe për çfarë është folur,” ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Megjithatë, ajo ka preferuar të mos përmendë emrat e përfaqësuesve të BE-së.

Kryeziu-Hyseni ka zbuluar se dy “zyrtarët e PDK-së” të përfshirë në këtë kërkesë sipas saj, janë Bernard Nikaj dhe Petrit Selimi.

“Është e vërtetë që kjo ka ndodhur në fillim të nëntorit në BE- në mes të dy zyrtarëve të PDK-së që janë takuar me dy përfaqësues të BE-së. I kam emrat e dy zyrtarëve të PDK-së njëjte si për dy zyrtarët e BE-së, E di edh ekohën edhe vendin se ku është mbajtur takimi dhe se për çfarë është folur në takim. Unë nuk i kam përmend emrat por këta dy zyrtarë kanë reaguar vetë. Janë zotëri Bernard Nikaj edhe Petrit Selimi”, ka deklaruar Kryeziu – Hyseni.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika