Xhudistja shqiptare Laura Fazliu mposht kampionen nga Britania e Madhe

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka mposhtur kampionen nga Britania e Madhe Gemma Howell

Laura Fazliu, xhudiste nga Kosova

Xhudistja Laura Fazliu ka bërë vend në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në çerekfinale, Laura ka mposhtur kampionen në fuqi të Evropës nga Britania e Madhe, Gemma Howell.

Lufta e kategorisë deri 63 kilogramë, dhe xhudistja nga Kosova e fitoi me mbërthim shumë efikas. Ajo fillimisht fitoi ndaj kinezes Jing Tang e më pas e mposhti francezen Gaetane Deberdt.

Laura Fazliu për herë të dytë rresht ka mposhtur britaniken Howell dhe kështu po dëshmon që tashmë i takon elitës botërore të xhudos.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika