Ymeri: Tash duhet të kërkohet nga pjesa perëndimore masa ndaj Serbisë

Analisti Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se duhet të kërkohet nga pjesa perëndimore masa ndaj Serbisë tash.

“Duhet të kërkohet nga pjesa perëndimore masa ndaj Serbisë tash. Sepse nëse Kosova është nën masa e unë gjithmonë i kam mbrojtur këto masa sepse vazhdoj edhe sot të them se Qeveria e Kosovës jo gjithëherë ka qenë në vijë me bashkësinë ndërkombëtare për atë se çfarë do të bëj në veri”, ka thënë Ymeri.

Sipas Ymerit, Serbia po e shkakton një rrezik të përgjithshëm të përmasave shumë të mëdha.

“Qartazi e kemi tashmë Serbinë e cila jo vetëm se po e rrit tensionin, por po e shkakton një rrezik të përgjithshëm të përmasave shumë të mëdha, përtej Kosovës”, ka thënë ai.

Ditën e djeshme në Banjskë të Komunës së Zveçanit, u sulmua Policia e Kosovës, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, një zyrtar policor i plagosur dhe dy të tjerë të lënduar.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika