YouTube po prezanton një ndryshim të rëndësishëm, kush nuk e respekton do të mbetet pa video

Tashmë YouTube ka nxjerrë disa rregulla të reja për etiketimin e videove të krijuara nga inteligjenca artificiale

Fotografi ilustruese

Shumë kompani dhe platforma po shqyrtojnë mënyra për t’u marrë me përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale (AI).

Një nga gjërat kryesore, që shqetëson shumë njerëz, është se si të shënoni një material të tillë në mënyrë që të jetë e qartë se modeli i AI ka krijuar foton, videon ose një pjesë të tingullit.

YouTube tani ka nxjerrë disa rregulla të reja për etiketimin e videove të krijuara nga inteligjenca artificiale.

Platforma tani do të kërkojë nga kushdo që të ngarkojë një video me pamje realiste të krijuar duke përdorur AI gjeneruese, për ta etiketuar siç duhet atë video për qëllime transparence.

YouTube e përcakton përmbajtjen realiste si “çdo gjë që një përdorues mund ta identifikojë lehtësisht si një person, ngjarje ose vend real”.

Këto etiketa do të fillojnë të shfaqen në YouTube gjatë javëve të ardhshme, fillimisht në aplikacionin celular, më pas në desktop dhe në TV. Ato do të jenë të dukshme në përshkrimin e videos.

Kur bëhet fjalë për tema më “të ndjeshme” (të tilla si lajmet, zgjedhjet, financat dhe shëndetësia), YouTube do ta vendosë etiketën direkt në luajtësin e videos për ta bërë atë më të dukshme.

Etiketat e AI nuk do të jenë të nevojshme nëse përmbajtja është dukshëm joreale ose nëse ndryshimet janë të parëndësishme. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika