Zbulohen 18 këngët finaliste të “Fest 2023”

Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të Këngës në RTK ka bërë përzgjedhjen e 18 këngëve finaliste të edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizonin e Kosovës

18 është numri i këngëve finaliste të edicionit të parë të Festivalit të këngës.

Kjo përzgjedhje është bërë nga Komisioni përzgjedhës, i cili ka nxjerrë listën e këngëve finaliste të Festivalit të Këngës në RTK.

18 këngëtarë/bende janë përzgjedhur që të marrin pjesë në netët finale të Festivalit të parë të Këngës, të organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.

Tre netët live të Festivalit të Këngës në RTK do të zhvillohen në datat 26, 27 e 28 tetor 2023.

Edicioni i parë i “Fest 2023” realizohet në Prishtinë, në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë dhe transmetohet live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës.

Drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku, para pak javësh, në një intervistë në RTK kishte thënë se “Festivali i Këngës” në RTK këtë vit do të jetë më shumë festë sesa festival.

“Duhet me qenë festë, duhet me qenë një fillim me në një moment që kënga nga Kosova të përfaqësohet në “Eurosong”. Po shpresoj se ai moment të vjen sa më shpejt dhe RTK të jetë pjesë e EBU-së sa më parë, si dhe që të hapet rruga që kënga fituese të jetë pjesë e “Eurosong”, ka theksuar ai.

Për të gjithë krijuesit e interesuar, afati i fundit për aplikim në këtë festival ishte 9 shtatori. Nga dhjetëra aplikime, komisioni përzgjedhës i festivalit zgjodhi 18 këngët finaliste.

Më poshtë sjellim listën e artistëve, titujt e këngëve dhe kompozitorët e tekstshkruesit pjesëmarrës në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK.

Listën e artistëve, titujt e këngëve dhe kompozitorët e tekstshkruesit pjesëmarrës në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK.

Por se kush janë anëtarët e komisionit përzgjedhës dhe detajet e tjera nuk janë të publikuara.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika