Zbulohet se kur do të nisin xhirimet për filmin ‘Fantastic Four’ të Marvel

Xhirimet për filmin 'Fantastic Four' nga Marvel Studios që do të dalë në treg në vitin 2025, pritet të fillojnë në vitin 2024, kështu ka bërë të ditur regjisori amerikan, Matt Shakman

Foto ilustrim nga Marvel Studio

Filmi i ardhshëm “Fantastic Four” i Marvel Cinematic Universe nga regjisori Matt Shakman, i cili ka zbuluar se xhirimet e projektit do të fillojnë “në fillim të vitit të ardhshëm” dhe se ky do të jetë prioriteti i tij në vazhdim.

Gjatë një interviste për TheWrap, Shakman ka konfirmuar se projekti pra do të fillojë prodhimin në fillim të vitit 2024, megjithëse është ende e paqartë se kush do të luajë në film.

Lajmi ka kuptim, për shkak se “Fantastic Four” ishte shtyrë nga data origjinale e publikimit në nëntor 2024 në muajin shkurt të 2025.

Duke pasur parasysh hendekun e madh mes konfirmimit dhe fillimit të pritshëm të prodhimit, megjithatë, kjo i jep kohë Shakman dhe njerëzve në Marvel Studios për të gjetur aktorët që do të luajnë grupin legjendar të superheronjve.

Matt Shakman, regjisor amerikan i filmit

Aktualisht, pothuajse asgjë nuk dihet për filmin e ardhshëm Fantastic Four, përveç thashethemeve që qarkullojnë prej disa kohësh.

Nuk kanë pasur fund spekulimet, veçanërisht rreth rolit të Mister Fantastic, të cilin John Krasinski e luajti së fundmi në “Doctor Strange në Multiverse of Madness”.

Krasinski ka thënë se roli ishte thjesht një shans për të luajtur në sandbox të Marvel për një ditë dhe asgjë më shumë, duke e lënë derën potencialisht të hapur për një yll të ri.

Shakman, nga ana e tij, nuk kishte asgjë për fansat ende në fillim të prodhimit, duke thënë: “Ne jemi në fillim të procesit tonë atje. Nuk kemi asgjë për të shpallur tani, dhe sigurisht, kur ta bëjmë, do t’ju njoftojmë”.

Por, raportohet se ylli më i fundit i fiksuar, është aktori amerikan, Adam Driver si një nga kandidatët kryesorë për të luajtur Reed Richards personazhin Mister Fantastic, ndërsa raportet e tjera kanë përmendur se ylli i personazhit Elvis, Austin Butler, është dashur të luajë rolin e Johnny Storm, i njohur ndryshe si The Human Torch.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika