Zeka kundër festimit të Vidovdanit në Kosovë: Nuk është festë zyrtare

Izmi Zeka, ish-zv.ministër i Punëve të Brendshme, ka përshëndetur vendimin për moslejimin e flamurit serb në festën e Vidovdanit. Ai theksoi se kjo festë nuk është zyrtare dhe nuk i takon serbëve, pasi zhvillimet historike lidhen me territorin e Kosovës

Izmi Zeka, ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, ka folur lidhur me festën e Vidovdanit në Kosovë dhe vendimin gjyqësor për moslejimin e përdorimit të flamurit serb në këtë “festë”.

Ai ka thënë se është mirë që është marrë ky vendim, sepse Vidovdani nuk është festë zyrtare në Kosovë.
“Moslejimi i flamujve e të tjera, mirë është që është marrë qëndrim”, ka thënë ai, duke shtuar se më e mira e të mirave do të ishte të mos lihej fare të mbahej.
“Sepse ato [festat] që s’janë në kalendar, realisht edhe nuk ka ndonjë obligim, edhe shteti i Kosovës, edhe për përkujdesje, edhe për gjëra të tjera”, ka thënë ai, duke shtuar se, duke e shikuar raportin Kosovë-Serbi, duhet të shikohen prej institucioneve të gjenden modele të tjera.

“Do të duhej që t’i jepej fund kësaj feste që po e mbajnë për Betejën e Kosovës. Është një festë që më së pari nuk u takon serbëve, nuk u takon atyre. Është në territorin e Kosovës dhe ajo betejë ka ndodhur në territorin e Kosovës, dhe nuk kemi kurrfarë obligimi ne si shtet që të përkujdesemi ose për mbarëvajtjen e tyre”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika