Zeka për publikimin e aktakuzës me emrat e viktimave nga ZPS: Kjo është shqetësuese për drejtësinë ndërkombëtare

Izmi Zeka, ish zv.ministër i Brendshëm

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Izmi Zeka, në lidhje me publikimin e aktakuzës me emrat e viktimave nga Gjykata Speciale, ka thënë se janë akte që nuk kanë ndodhur në asnjë gjykatë ndërkombëtare deri më tani, dhe se në këtë gjykatë po ndodhin fenomene të çuditshme.

Në emisionin “Five” të RTV Dukagjini, Zeka ka thënë se kjo është shqetësuese për drejtësinë ndërkombëtare.

“Janë akte që nuk kanë ndodhur në asnjë gjykatë ndërkombëtare deri më tani, po ndodhin fenomene të çuditshme. Është shqetësuese për drejtësinë ndërkombëtare. Është shqetësim. Kur i kam parë këto informacione, megjithatë është luftë e paprecedent e UÇK-së, jo e individëve”, ka deklaruar Zeka.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës mund ta krijojnë një mekanizëm që kërkon llogari nga Gjykata Speciale, pa e cenuar integritetin e saj.

“Nuk janë duke u akuzuar individët, por lufta e UCK-së, institucionet e Kosovës kanë aprovuar ligj që ka krijuar Gjykatën Speciale dhe janë kompetentë që të krijojnë një institucion që mund të kërkojë llogari pa e cenuar integritetin e Gjykatës Speciale”, ka vijuar ai.

Ndryshe, të mërkurën, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator të vitit 2022, kishte dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, e cila përbëhet nga 10 pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Krasniqi e Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika