Zelanda e Re dërgon aeroplanë në Evropë në ndihmë për Ukrainën

Qeveria e Zelandës së Re do të dërgojë aeroplanë në Evropë të tipit C-130 Hercules, për të ndihmuar popullin e Ukrainës.

Gjithashtu Zelanda ka bërë të ditur se do të sigurojë miliona dollarë për të armatosur ushtarët ukrainas.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, në një konferencë për media të hënën e 11 prillit, njoftoi se një kontingjent prej 50 punonjësish të Forcave të Mbrojtjes të Zelandës së Re do të dërgohet në Evropë për të ndihmuar në furnizimin e Ukrainës, derisa kjo e fundit lufton agresionin rus prej 7 javë rresht.

Kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi mbështetje të mëtejshme për Ukrainën gjatë një konference për shtyp me ministrin e Mbrojtjes Peeni Henare.
Jacinda Ardern, Kryeministrja e Zelandës së Re

“Zelanda e Re do të kontribuojë me 13 milionë dollarë shtesë për mbështetjen ushtarake ligjore dhe të të drejtave të njeriut, duke përfshirë 7,5 milionë dollarë për të kontribuar në prokurimin e armëve dhe municioneve, nëpërmjet Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë Ardern.

Nga fondet e reja, 4.1 milion dollarë do të sigurohen në mënyrë që ushtria e Ukrainës të ketë akses në satelitët komercialë, “të cilët do t’i ndihmojnë ata të kuptojnë dhe t’i përgjigjen veprimeve të Rusisë në fushën e betejës”.

Një tjetër milion dollarë do t’i jepet Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe 500 mijë dollarë Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të mbështetur një hetim mbi krimet e luftës ruse.

Rusia ka zhvilluar një luftë brutale kundër Ukrainës për gati dy muaj dhe pasi dështoi në marrjen e kryeqytetit Kiev, javët e fundit ka kaluar në një fushatë ushtarake në lindje të vendit.

Shefi i Forcave të Mbrojtjes, Kevin Short ka thënë se Ukraina kishte arritur ta mbroj shumë mirë vendin e tyre.

Kryeministrja Jacinda Ardern, shefi i Mbrojtjes Kevin Short dhe ministri i Mbrojtjes Peeni Henare përgatiten të njoftojnë vendosjen e fundit të Zelandës së Re në Evropë.
Kevin Short, Jacinda Ardern

Ndihma ushtarake për Evropën nga Zelanda e Re do të vazhdojë përmes Britanisë së Madhe, por nga kabineti i kryeministres kanë bërë të ditur se trupat e tyre nuk do të futen në Ukrainë dhe as nuk do të marrin pjesë në luftime në front.

“Në asnjë moment ata nuk do të hyjnë në Ukrainë, e as nuk u është kërkuar”, tha Ardern.

Story of Innovation: C-130 Hercules | Lockheed Martin

Zelanda e Re gjithashtu ka vendosur një tarifë prej 35% për të gjitha importet ruse dhe po zgjeron ndalimet ekzistuese të eksportit për të përfshirë edhe produktet industriale që janë të lidhura ngushtë me industritë “strategjike” ruse.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika