Zelensky: 200 ekspertë ukrainas të dronëve po ndihmojnë në Lindjen e Mesme

President i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar të martën se 200 ekspertë ukrainas të mbrojtjes ajrore ndodhen aktualisht në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në kundërshtimin e sulmeve me dronë nga Irani.

Duke folur para Parlamentit Britanik gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, Zelensky theksoi se dronët — veçanërisht ata të lirë për sulm — kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën e luftës moderne, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Ai dha një shembull konkret, duke thënë se ndërsa çdo dron iranian kushton rreth 50,000 dollarë amerikanë, SHBA dhe aleatët e saj po përdorin raketa me vlerë rreth 4 milionë dollarë për t’i rrëzuar.

Ukraina ka qenë shpesh objekt i sulmeve të kombinuara me dronë dhe raketa, sidomos pas rritjes së prodhimit të dronëve ‘Shahed’ të dizajnuar nga Irani, që nisi vitin e kaluar.

Për shkak të mungesës së mbrojtjes ajrore tradicionale të furnizuar nga vendet perëndimore, Kyiv ka improvizuar dhe ka zhvilluar një sistem të shtresuar mbrojtjeje, që përfshin mjete të luftës elektronike, helikopterë dhe aeroplanë transportues të rikonfiguruar për të ndjekur dronët nga ajri, si dhe trupa në terren që i neutralizojnë me mitralozë të rënda dhe raketa tokë-ajër.

Zelensky gjithashtu ofroi të ndajë teknologjitë e zhvilluara nga Ukraina, duke thënë se vendi ka kapacitet për të prodhuar rreth 2,000 dronë interceptues në ditë dhe se mund të sigurojë për aleatët rreth gjysmën e këtij numri.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika