Zelensky i drejtohet Rusisë: Pa gaz apo pa ty? Pa ty

Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar Rusinë duke thënë se "historia do të vendosë gjithçka në vendin e vet". Zelensky ka shtuar se për popullin ukrainas nuk ka asgjë më të frikshme dhe vdekjeprurëse sesa "miqësia dhe vëllëzëria ruse"

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Në mes të ofensivës së Kievit në rajonin verilindor të Kharkiv-it, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Rusinë këtë të diel, duke thënë se “historia do të vendosë gjithçka në vendin e vet”.

Përmes një postimi në Telegran, Zelensky pyet Rusinë “A mendoni akoma se ne jemi ‘një komb?’ A mendoni ende se mund të na trembni, të na thyeni, të na bëni të bëjmë lëshime?”.

“Vërtet nuk kuptove asgjë? Nuk e kuptoni kush jemi ne? Për çfarë jemi ne? Për çfarë po flasim?”, thuhet në postim, raporton CNN.

Tutje në postimin e presidentit ukrainas njoftohet se i pari i shtetit ka thënë “Pa gaz apo pa ty? Pa ty. Pa dritë apo pa ty? Pa ty. Pa ujë apo pa ty? Pa ty. Pa ushqim apo pa ty? Pa ty.”

Zelensky ka shtuar se i ftohti, uria, errësira dhe etja nuk janë aq të frikshme dhe vdekjeprurëse për popullin ukrainas aq sa “miqësia dhe vëllëzëria ruse”.

“Por historia do të vendosë gjithçka në vendin e vet. Dhe ne do të jemi me gaz, dritë, ujë dhe ushqim … dhe PA ty!”, vijon Zelensky.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika