Zelensky: Ka dështuar ofensiva e Rusisë në Harkiv

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Foto: Efrem Lukatsky/AP

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një video-mesazhi, ka thënë se ushtria ruse “ka dështuar” të shtrijë ofensivën e vet në rajonin e Harkivit.

Pasi ka folur me komandantë ushtarakë, ai ka thënë se forcat ukrainase janë duke frenuar përparimet ruse në atë zonë dhe janë duke shkatërruar njësitet ruse që kanë hyrë dhe e kanë terrorizuar rajonin e Harkivit.

Zelensky ka thënë se kjo gjë përbën “rezultat shumë të rëndësishëm”.

Më herët, gjatë 10 majit, forcat ruse kanë nisur një ofensivë në rajonin e Harkivit, përgjatë kufirit ruso-ukrainas, hap që analistët e kanë përshkruar si tentim për të krijuar “zonë neutrale”, përmes së cilës mbrohet territori i Rusisë.

Për luftime të ashpra është raportuar rreth qytezës Vovçansk, të cilën ushtria ukrainase ka thënë se ka nën kontroll.

Më 17 maj, komandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, ka thënë se Rusia e ka zgjeruar ofensivën në një vijë prej 70 kilometrash, në përpjekje për të detyruar Ukrainën që t’i angazhojë edhe rezervistët.

Një ditë më parë, presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë prej Francës se Kremlini nuk do të ndalet në Ukrainë, nëse fiton.

Presidenti rus, Vladimir “Putin nuk do të ndalet në Ukrainë… E gjithë Evropa është e kërcënuar. Ne nuk do të lejojmë të ndodhë diçka ashtu”, ka thënë Biden.

“Shtetet e Bashkuara janë duke mbështetur Ukrainën. Nuk do ta braktisim, e përsëris”.

Përveç ndihmës ushtarake për Ukrainën, në vlerë të 61 miliardë dollarëve, të miratuar nga Kongresi amerikan më herët gjatë vitit, Biden ka prezantuar edhe një paketë tjetër në vlerë të 225 milionë dollarëve që përfshin municione, raketa, mortaja, artileri dhe raketa për mbrojtje ajrore.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika