Zelenskyy në OKB: Ata vranë familje të tëra

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelenskyy, ka përfunduar së foluri në Këshillin e Sigurimit (KS) të OKB-së. Këtë takim virtual, Zelensky e ka përdorur si mundësi t’i tregojë botës për krimet që Rusia po kryen në Ukrainë. Ai i ka cilësuar ato si “krimet më të tmerrshme të luftës” që nga Lufta e Dytë Botërore.

Duke folur me video lidhje, ai përshkroi mizoritë ruse në qytetin Bucha, afër Kievit, duke thënë se njerëzit u qëlluan në rrugë, në shtëpitë e tyre, u hodhën në puse dhe u shtypën nga tanket në mes të rrugës “për kënaqësinë” e ushtarëve rusë. Ai i kërkoi KS-së të “veprojë menjëherë”.

Zelenskyy gjithashtu tha se Rusia duhet të sillet përpara një gjykate ndërkombëtare, të ngjashme me atë të mbajtur pas Luftës së Dytë Botërore në gjyqet e Nurembergut.

Më herët, Kombet e Bashkuara thanë se të gjitha shenjat nga Bucha tregonin se civilët ishin shënjestruar dhe vrarë drejtpërdrejt në qytetin jashtë Kievit, gjë që Rusia e ka mohuar.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se imazhet që dilnin nga qyteti ishin “jashtëzakonisht shqetësuese” dhe nënvizoi se ligji ndërkombëtar ndalonte sulmet e qëllimshme ndaj civilëve.
Udhëheqësit perëndimorë janë bashkuar në zemërim pasi dhjetëra trupa u gjetën në rrugë dhe në varreza masive kur trupat ruse u tërhoqën nga qyteti i shkatërruar, duke nxjerrë në pah tmerret e një lufte 40-ditore që ka vrarë mijëra njerëz.

Imazhet satelitore me rezolucion të lartë nga ofruesi komercial Maxar Technologies treguan se shumë prej trupave kishin mbetur të hapura për javë të tëra gjatë kohës që forcat ruse ishin në qytet.
Kremlini ka mohuar përgjegjësinë, duke thënë se imazhet e kufomave ishin “të inskenuara”. Ai thotë se do të paraqesë “prova empirike” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se forcat e tij nuk janë përfshirë në mizori.

Të hënën Zelenskyz akuzoi Rusinë për gjenocid.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika