Zelensky paralajmëron ushtarët rusë në centralin bërthamorë të Zaporizhzhia

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për përdorimin e "shantazhit bërthamor" në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia - më i madhi në Evropë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy

Gjatë një fjalimi me video të shtunën e 13 gushtit, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ishte përfshirë në “provokime të vazhdueshme” duke qëlluar mbi uzinën, dhe se forcat e vendosura atje e kishin përdorur atë si bazë për të bombarduar qytetet e Nikopol-it dhe Marhanets – në bregun tjetër të lumi.

Presidenti Zelensky ka thënë se kjo po bëhet për ta “shantazhuar” Ukrainën, mirëpo ky “shantazhim” rus shërben vetëm për të mobilizuar dhe më shumë përpjekjet globale për t’u përballur me terrorin.

“Çdo ushtar rus që ose qëllon në uzinë, ose qëllon nën mbulesën e uzinës, duhet të kuptojë se ai po bëhet një objektiv i veçantë për inteligjencën tonë, për shërbimet tona speciale, për ushtrinë tonë”, ka thënë presidenti.

Ai shtoi se “çdo ditë” e pushtimit të uzinës nga Rusia “rrit kërcënimin e rrezatimit për Evropën”.

Të dy vendet kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet e ndodhura ditëve të fundit, kjo duke nxitur paralajmërimet e OKB-së për një fatkeqësi bërthamore.

Zelensky ka thënë se çdo ushtar rus që qëllon në ose nën mbulesën e uzinës do të jetë një “objektiv special”.

OKB-ja ka paralajmëruar se armiqësitë e vazhdueshme mund të çojnë në një katastrofë bërthamore që prek pjesën më të madhe të Evropës.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje në uzinë.

Agjencia e inteligjencës mbrojtëse e Ukrainës akuzoi gjithashtu Rusinë për një provokim duke parkuar një artileri të rëndë vetëlëvizëse Pion jashtë një qyteti aty pranë dhe duke pikturuar një flamur ukrainas mbi të, në një përpjekje për të diskredituar Kievin.

Një hetim i BBC zbuloi në fillim të kësaj jave se shumë nga punëtorët ukrainas në vend, mbahen nën roje të armatosur në kushte të vështira.

Të enjten e 11 gushtit , ministrat e jashtëm nga grupi G7 i demokracive industriale kërkuan që Rusia që të tërhiqet menjëherë nga vendi.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka paralajmëruar se situata në termocentral mund të “çojë në katastrofë”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika