Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Pallatin Elysee për një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Dy liderët u përshëndetën me një përqafim të ngrohtë para se të hynin në takim.
Sipas burimeve diplomatike nga The Guardian në Paris, orari i takimit është shtyrë dhe deklaratat për media pritet të jepen në orët e para të pasdites.
Diskutimet pritet të fokusohen në zhvillimet e fundit të negociatave për paqe dhe mbështetjen afatgjatë të Francës për Ukrainën.
Ndërkohë, në anën tjetër të diplomacisë perëndimore, negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritet të udhëtojnë drejt Moskës për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, si pjesë e përpjekjeve në vazhdim për një plan paqeje të rishikuar.
Rubio: Bisedimet për Ukrainën “produktive”, por kërkohet punë më shumë