Zelensky: Ukraina ka potenical për të përparuar në fushën e betejës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një video-mesazhi ka thënë se ekipi i sigurisë kombëtare beson se ka potencial që të avancojë forcat ukrainase në front, gjithashtu Zelensky ka shtuar se intensiteti i sulmeve ndaj armikut duhet të rritet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë videomesazhit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ekipi i tij i sigurisë kombëtare beson se kanë një potencial të rëndësishëm për avancimin e forcave në front.

Pas takimit me shefat e inteligjencës, komandantin e forcave të armatosura dhe ministrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes, Zelensky ka folur përmes një video-mesazhi, duke thënë se intensiteti i sulmeve ndaj Rusisë duhet të rritet.

“Ne përcaktuam detyrat në disa fusha taktike për të forcuar pozicionet tona. Dhe gjithashtu përpunuam tërësisht çështjen e sigurimit të trupave me armë moderne, intensiteti i sulmeve ndaj armikut ende duhet të rritet,” ka thënë Zelensky.

Sa i përket zhbllokimit të porteve ukrainase, Zelensky ka bërë të ditur se shefi i tij i shtabit Andriy Yermak dhe komandanti i forcave të armatosura gjeneral Valery Zaluzhny, kanë pasur një tjetër bisedë me këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan dhe kryetarin e Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, dhe nesër presin lajmin për të.

Sipas Zelenskyt, vendet që janë goditur nga forcat e artilerisë dhe raketave ruse gjatë ditës së enjte të 21 korrikut, janë një argument që Ukraina duhet të pajiset edhe me armë të tjera.

“Është një argument që Ukraina të marrë më shumë HIMARS dhe armë të tjera moderne dhe efektive,” ka thënë Zelensky.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika