Zelensky zhvillon bisedime urgjente me 30 vende teksa Trump shtyn përpara një marrëveshje të shpejtë paqeje me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi të enjten bisedime urgjente me përfaqësues nga rreth 30 vende që mbështesin përpjekjet e Kievit për të siguruar kushte të pranueshme për përfundimin e luftës me Rusinë.

Liderët e Gjermanisë, Britanisë dhe Francës morën pjesë në takim përmes video-lidhjes, si pjesë e grupit të njohur si Koalicioni i të Vullnetshmëve, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

Takimi u thirr me nxitim për shkak të shqetësimeve në Kiev mbi presionin e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërkon një marrëveshje të shpejtë paqeje. Sipas Trump, Ukraina duhet të jetë “realiste” në vlerësimin e situatës dhe të marrë parasysh propozimet që përfshijnë edhe dorëzimin e territorit Rusisë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se ai, kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron i sugjeruan Trumpit që propozimet për paqe të finalizohen së bashku gjatë fundjavës. Ai shtoi se mund të ketë bisedime në Berlin javën e ardhshme, me ose pa praninë e zyrtarëve amerikanë.

Merz deklaroi se çështja kryesore mbetet përcaktimi i “territoreve dhe koncesioneve që Ukraina mund të pranojë”, duke theksuar se negociatat mbeten të vështira për shkak të ofensivës së vazhdueshme ruse dhe strategjisë së Moskës për të fituar kohë.

Ndërkohë, Rusia i ka përcjellë SHBA-ve propozime të reja mbi garancitë e sigurisë, tha ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, pa dhënë detaje. Ai akuzoi vendet evropiane se po synojnë vetëm një armëpushim të përkohshëm.

Në zhvillime të tjera, dronë ukrainas goditën për herë të parë një platformë nafte të Lukoil në Detin Kaspik, ndërhyrje që ndaloi nxjerrjen nga mbi 20 puse, sipas një zyrtari ukrainas. Po ashtu, Ukraina kreu një sulm masiv me dronë brenda territorit rus, gjë që detyroi autoritetet të pezullonin për disa orë fluturimet në të gjitha aeroportet e Moskës dhe në disa qytete të tjera.

Rusia raportoi rrëzimin e 287 dronëve ukrainas. Analistët thonë se këto goditje synojnë të kundërshtojnë narrativën e Kremlinit se Moska po negocion nga një pozicion force. Që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022, Rusia kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika