Zelensky zotohet se do t’i kundërpërgjigjet Rusisë për vrasjen e 20 njerëzve në Odesa

Rusia e sulmoi Odesën me raketa dhe me dronë të premten, duke i vrarë 20 njerëz dhe duke i plagosur mbi 70 të tjerë, tha Shërbimi Shtetëror Emergjent i Ukrainës

FOTO:REUTERS

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ruse që e sulmuan të premten qytetin ukrainas të portit në Detin e Zi, Odesa, do të marrin “përgjigje të drejtë” nga forcat e Kievit.

Rusia e sulmoi Odesën me raketa dhe me dronë të premten, duke i vrarë 20 njerëz dhe duke i plagosur mbi 70 të tjerë, tha Shërbimi Shtetëror Emergjent i Ukrainës.

Dy raketa ruse Iskander-M, të shkrepura nga Krimea e uzurpuar nga Rusia, e goditën një zonë banimi në Odesa, tha guvernatori i këtij rajoni, Oleh Kiper, raporton Reuters.

Disa nga të vdekurit ishin mjekë dhe shpëtimtarë, të cilët u vranë nga një raketë e dytë, pasi kishin shkuar në vendin e ngjarjes për t’i mjekuar të plagosurit nga raketa e parë, tha Kiper.

Zelensky e dënoi këtë sulm si “tinëzar” dhe i quajti “fundërrinë” forcat ruse që e kryen sulmin.

Rusia i ka shpeshtuar sulmet në qytetin jugor ukrainas në javët e fundit, duke lëshuar dronë dhe raketa mbi të pothuajse çdo ditë këtë muaj.

Sulmi i së premtes ishte ndër më vdekjeprurësit në javët e fundit.

“Rusia po vazhdon ta terrorizojë Odesën”, tha prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin.

Autoritetet ukrainase e kanë nisur një hetim dhe e kanë shpallur të shtunën ditë zie.

Zelensky u takua me komandantët e ushtrisë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov, dhe tha më vonë në Telegram se zyrtarët e tij i kanë identifikuar “vendet më të cenueshme” të armikut.

Ai tha se sa më i shtrenjtë çmimi që Rusia duhet ta paguajë për agresionin e saj, “aq më afër do të jetë fundi i drejtë i kësaj lufte”.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika