Zemaj: Përmes Asociacionit Vuçiqi do ta kërkoj federalizmin e Kosovës – Kurti ra në agjendën e tij

Draftstatuti i Asociacionit, i pranuar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shkaktuar kritika nga deputeti, Armend Zemaj. Ai akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se ka rrëshqitur në agjendën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Zemaj theksoi se përmes këtij draftstatuti, Vuçiq mund të kërkojë federalizmin e Kosovës.

Armend Zemaj, LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pranuar draftstatutin e Asociacionit nga emisari  i BE-s, Emisar Lajçak ka pohuar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka kritikuar Kurtin se “ka rrëshqitur në agjendën e Vuçiqit”.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, përmes Asociacionit bazuar në këtë draftstatut mund të kërkojë “federalizmin e Kosovës”.

Ajo çka është gjenerale është kritikat që i kemi përcjellë, që i kemi pasur dhe sugjerimet që ne i kemi thënë zotit Kurti që je duke rrëshqitur në një agjende e cila nuk i ndihmon Kosovës, nuk i ndihmon fuqizimit të shtetit. Dhe je duke rrëshqitur në agjendën e Aleksandër Vuçiq, kur në një të ardhme të afërt ose të largët ka më kërku federalizim të Kosovës përmes Asociacionit”,. Ka thënë Zemaj.

Zemaj ka theksuar se ky draftstatut është i dëmshëm për Kosovën, për qytetarët e vendit dhe për raportet ndëretnike.

“Mund të jetë draft më i mirë se si e lexon. Dhe mënyrën se si ka ardh seri te ky draft. Mund të jetë i mirë për të  fatkeqësisht, po është i dëmshëm për Kosovës dhe qytetarët tanë. Por duhet të jetë i dëmshëm edhe për raportet ndëretnike”, ka theksuar Zemaj.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika