Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrja gati 19 për qind deri në orën 12:00

Zgjedhjet në Shqipëri

Gjatë së dielës (sot) po mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj.

Të dhëna nga KQZ deri në orën 12:00, tri orë nga hapja e procesit të votimit tregojnë që pjesëmarrja është 18.94 për qind. Pjesëmarrjen më të lartë e shënon Skrapari, me 31.55 për qind. Ndërsa pjesëmarrjen më të ulët Vlora, me 12.53 për qind.

Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik dhe rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.

Janë 3.650.550 votues me të drejtë vote, ndërsa 122.545 janë votues për herë të parë. Sipas informacioneve janë 5211 qendra votimi të ngritura në të gjithë Shqipërinë.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka votuar për zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës.

Rama, pas votimit, ka thënë se shpreson që situata e krijuar nga KQZ-ja të mos ketë ndikuar, ku në disa vendvotime ka pasur probleme me identifikim elektronik.

“Tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre, shpresoj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në ata që duan të votojnë, të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar të rikthehen në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika