Zjarri në IML, Haxhiu: Nuk ka djegie të mbetjeve mortore, arkivës dhe mostrave

Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se pas zjarrit në dy zyrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, nuk ka pasur dëme në mbetjet mortore, arkivën apo mostrat

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas djegies së dy zyrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, është njoftuar se nuk ka pasur djegie të mbetjeve mortore, të arkivës apo të mostrave.

“Ekipet e zjarrfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave”, tha ajo.

Sipas saj, “Ekipet e forenzikës dhe ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre, me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit. Policia dhe Prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre”.

Lexo edhe: Zjarri në IML, Prokuroria: Kemi lëshuar disa autorizime për ekzaminime nga vendi i ngjarjes

Haxhiu theksoi se me të drejtë qytetarët e Kosovës mund të jenë të shqetësuar me situatën e fundit në IML, por sipas saj, pa u ditur shkaktari nuk mund të japë më shumë informacione.

“Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML ndër vite, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë, mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë”, tha ajo.

Në fund, Haxhiu tha se kur të kenë më shumë informacione do t’i ndajnë edhe me publikun.

Zjarr në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, nuk ka të lënduar

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika