ZRrE-ja paralajmëron sërish shtrenjtim të energjisë elektrike

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) është duke e shqyrtuar kërkesën e KESCO-s dhe KEDS-it për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, në Komisionin parlamentar për ekonomi, ka theksuar se në dhjetor të vitit të kaluar kanë filluar shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

Fejzullahu ka deklaruar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike, ka theksuar se edhe ky vit do të jetë sfidues, pasi çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare janë tejet të larta.

“Kur është dorëzuar ky plan i performancës në nëntor të vitit të kaluar, siç e dini ZRRE-ja në atë kohë nuk e ka hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm. Shqyrtimi i jashtëzakonshëm si një prej aktiviteteve që nuk mund të parashihet në kuadër të aktiviteteve dhe të planit të performancës, është edhe shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave, i cili edhe në vitin e kaluar ka ndodhur një herë, por edhe këtë vit domosdoshmërisht është duke ndodhur për shkak se janë plotësuar kriteret e parapara me Ligj dhe ZRRE-ja në dhjetor të vitit të kaluar ka hapur edhe shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave për vitin 2023”, ka theksuar Fejzullahu, duke shtuar se paralelisht me këtë proces është duke u bërë edhe shqyrtimi i rregullt pesëvjeçar i tarifave/kp/.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika