Zvonko Veslinoviq, krimineli i pandëshkuar e krahu i djathtë i Radojçiqit

Një sërë krimesh në veriun e Kosovës dyshohet se për autor e kanë Zvonko Veselinoviqin. Megjithatë, ai asnjëherë nuk është dënuar për shumë prej pretendimeve që janë bërë në drejtim të tij. Së fundmi, ai u intervistua nga policia në Serbi, nën dyshimet se pagoi për vrasjen e dy inspektorëve policorë

Zvonki Veslinoviq, krimineli i pandëshkuar e krahu i djathtë i Radojçiqit

Emri i Zvonko Veselinoviq, është rikthyer përsëri në vëmendje.

Ai është intervistuar të mërkurën nga Policia e Serbisë, në lidhje me disa pretendime se Veselinoviq urdhëroi, pagoi dhe organizoi vrasjen e dy inspektorëve policorë serbë, Sllobodan Milenkoviq dhe Dushan Mitiq.

Veselinoviq dyshohet se deshi t’i likuidoj dy inspektorët, pasi ata në vitin 2019 zbuluan një plantacion të marihuanës në një pronë bujqësore dhe janë dëshmitarë në procesin gjyqësor kundër pronarit të pronës, Predrag Koluvije.

Zvonko pretendohet se pagoi 500 mijë euro për vrasjen e Milenkoviqit dhe Mitiqit.

Sikur në Serbi, Veselinoviq dyshohet edhe për disa vepra penale në Kosovë.

Krimet dyshohet se kryesisht ai i kreu në pjesën veriore, duke marrë epitetin e “mbrojtësit të serbëve”.

Në këtë pozitë, ai organizoi vendosjen e barrikadave në veri të vendit, e shumë prej krimeve që u kryen në këtë pjesë.

Avokati mitrovicas, Mahmut Halimi, që ka një përvojë të gjatë në sistemin e drejtësisë, e njeh mirë Zvonko Veselinoviqin.

“Bëhet fjalë për një kriminel ordier, i cili në ndërkohë ka arritur që të inkorporohet në rrjedhat e politikës serbe, pra të Vuçiqit, Presidentit të Serbisë dhe është marionetë e tij. Kështu që së bashku me Radojiçiqin, ata gëzojnë atë parimin e vjetër të drejtës romake “E drejta e jetës dhe vdekjes mbi popullatën veriore të Republikës së Kosovës”, ka thënë Halimi.

Halimi thekson se serbët lokal po vuajnë nga Veselinoviqi e Radojiçiqi më shumë se kushdo tjetër.

“Ata në mënyrë direkte janë të kyçur në të gjitha institucionet e pjesës veriore, ku përcaktojnë të drejtën e punësimit, të drejtën e avancimit, të drejtën e ndihmës, të drejtën e persekutimit dhe gjithçka tjetër që ekziston në këtë botë e që është më e keqja”, ka thënë Halimi.

Veselinoviq është i përfshirë gjithashtu në kontrabandë të naftës, komplot me politikanë të ndryshëm për favore të ndërsjella, e korrupsion.

Ai ka qenë edhe pjesë e aktakuzës për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, si udhëheqës i grupit kriminal.

Nën këto akuza, ai u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Veselinoviq është i sanksionuar edhe nga Britania e Madhe.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika