Zyba pas takimit me shefin e AKI-së: Ka pasur plan për atentat ndaj Kurtit

"Sipas njoftimeve tashmë të ditura, ka pasur thirrje dhe potencialisht edhe plan, por çfarë niveli dhe çfarë konfirmimi, kjo i mbetet organeve të tjera. Ne kufizohemi me të drejtat tona dhe përgjegjësitë që i kemi në kuadër të Komisionit"

Gjatë ditës së mërkurë, shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e këtij institucioni të sigurisë.

Ndryshe nga deputetët e opozitës që zgjodhën të heshtin, deputeti i VV-së, Salih Zyba, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i këtij komisioni, ka thënë se shefi i AKI-së raportoi edhe për rastin e kërcimeve kundër kryeministrit Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij ditë më parë në Shkup.

Zyba ka theksuar se drejtori i AKI-së foli në mënyrë specifike për këtë plan dhe thirrjet kërcënuese, për të cilat u shpreh se autoritetet e Kosovës kanë njoftuar edhe ato relevante të Maqedonisë së Veriut.

I pyetur se a ka pasur plan për atentat ndaj Kurtit në Shkup, Zyba e ka pohuar këtë, në një intervistë për RTK-në.

“Po. Sipas njoftimeve tashmë të ditura, ka pasur thirrje dhe potencialisht edhe plan, por çfarë niveli dhe çfarë konfirmimi, kjo i mbetet organeve të tjera. Ne kufizohemi me të drejtat tona dhe përgjegjësitë që i kemi në kuadër të Komisionit.

Por, një gjë që duhet ta theksoj që me iniciativë dhe kërkesë të disa deputetëve, kryesisht të opozitës, e kemi ftuar dhe i është përgjigjur ftesës në kohë reale drejtori i Agjencisë dhe për të cilin, thashë prapë se i kemi disa kufizime për temën, mirëpo seriozitetin e ka pasur Agjencia dhe përmes tij akterë të tjerë të sigurisë”, ka thënë Zyba.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika