Zyrtarë të Qeverisë takohen me qytetarë të komunitetit serb në Mitrovicën Veriore

Në hapësirat e komunës së Mitrovicës Veriore është mbajtur një takim dhe bashkëbisedimin me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të medieve lokale të komunitetit serb dhe zyrtarëve qeveritarë.  Temë kyçe kanë qenë arsyet se pse ura e Ibrit duhet të hapet për qarkullim të veturave.  Aty pati edhe sugjerime për referendum.

Ndonëse në fillim pati kundërshtime për arrestime nga Policia e Kosovës, takimi i zyrtarëve të Qeverisë me qytetarë të komunitetit serb përfundoi i qetë ndonëse me shumë ankesa e kërkesa.

Përballë qytetarëve qëndronin Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përfaqësues të MPB-së, zv.Komandanti i Policisë në Veri, Veton Elshani, Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq e zëvendësja e tij.

Qytetarë nga komuniteti serb e shqiptarë parashtruan pyetje para tyre që lidheshin me hapjen e urës së Ibrit.

Njëra nga ta, madje dha një propozim.

“Ne jetojmë në veri dhe jemi shumicë serbe. Nëse në Kosovë jemi pakicë, në veri nuk jemi të tillë. Andaj, le të dalim në referendum dhe të vendosim për urën ndërmjet votës. Bëjeni referendumin, hapeni urën, dëgjojeni qytetarin”, ka thënë një qytetare serbe.

Dikush tjetër u ankua për prezencë të madhe të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

E nga komuniteti shqiptar u ankuan pse nuk po dëgjohet nga pala serbe edhe versioni i tyre për hapjen e urës.

Gjithsesi, shumica e pyetjeve morën përgjigje.

Ministri i Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi tha se hapja e urës mbi lumin Ibër nuk është dhe nuk do të jetë kundër askujt.

“Ditëve të fundit është ngritur në diskutim publik edhe hapja për qarkullim të plotë e Urës mbi lumin Ibër. Dua të ritheksoj, ashtu siç thuhet edhe në planin e Bashkimit Evropian për rivitalizim të kësaj ure , se ura mbi lumin Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë. Në atë plan thuhet se rivitalizimi i saj do të kontribuoj shumë në lehtësimin e kontakteve të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut dhe kështu do të kontribuoj në shkëmbimin dhe mirëkuptimin”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, sipas Policisë aspektin e sigurisë nuk paraqet asnjë rrezik hapja e urës së Ibrit.

Ndërsa përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë takim, Jeta Tela tha se qëllimi i tyre i vetëm në çdo veprim që marrin është vetëm luftimi i krimit dhe sundimi i rendit dhe ligjit.

 

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika