Zyrtari e quan hakmarrje transferimin nga MPJD në MSH

Pas 14 viteve në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, Agron Maloku nga 19 shtatori nuk është pjesë e këtij institucioni. Ai është transferuar në Ministrinë e Shëndetësisë, me arsyen e riorganizimit të MPJD-së. Maloku që është edhe kryetar i Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, thotë se kjo është një hakmarrje ndaj tij për veprimet sindikale

Agron Maloku, ish-zyrtar i MPJD-së.





Në vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u themelua edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

E që nga ajo kohë, pjesë e stafit të kësaj ministrie është edhe Agron Maloku. Ai ndër vite ka mbajtur edhe funksione të shumta brenda saj, e që së fundmi ka qenë edhe drejtor i departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në kuadër të MPJD-së.

Por, pos kësaj, ai ishte edhe Kryetar i Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm. Mirëpo, që nga kjo e hënë, nëpërmjet një vendimi, Maloku nuk do të jetë më pjesë e kësaj Ministrie dhe ai është transferuar në atë të Shëndetësisë.

Në vendimin e Ministrisë, thuhet se ky transferim është bërë për arsye të riorganizimit të MPJD-së. Mirëpo, këtë e mohon Maloku, duke thënë se kjo është hakmarrje ndaj tij, për angazhimin sindikal.

“Nuk kam qenë i informuar asnjëherë për këtë transferim. E dyta, është hakmarrje. Vlerësoj dhe mendoj se mund të jetë kjo për faktin se unë jam edhe drejtues i sindikatës të antarëve të shërbimit të jashtëm”, ka thënë Agron Maloku, ish-zyrtar i MPJD-së.

Maloku, gjatë kohës si drejtor i departamentit të Buxhetit, tregon se nuk e nënshkroi edhe një kontratë për furnizim me vetura, me arsyetimin që kjo nuk ka pasur bazë ligjore.

“Nuk e kam proceduar tutje me qëllim që të jemi konform legjislacionit për procedimit e procedurave të tilla për incinim të furnizimeve me vetura. Bëhet fjalë për 5 vetura dhe ato vetura po ashtu nuk janë me specifikacione, nuk janë në perputhje me specifikat që u nevojiten misioneve diplomatike konsulore”, ka deklaruar Maloku.

Ndërkohë, të heshtur për transferin e Malokut në Ministrinë e Shëndetësisë kanë qenë e Ministria e Jashtme e Kosovës, të cilët nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit.

Agron Maloku, thotë se do ta sfidojë edhe ligjërisht këtë vendim, duke kërkuar rikthim në pozitën e tij në Ministri të Punëve të Jashtme.

 





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika